Udhëheqësi i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, u kërkoi qytetarëve të shtetit të tij të mos “shqetësohen” për qëndrimin në Bjellorusi të kreut të Vagner dhe anëtarve të gurpitë të tij, pas kryengritjes së tyre të dështuar në Rusi.
Deklarata e Lukashenkas vjen pasi u shfaqën imazhe satelitore të një kampi që po ngrihej në lindje të vendit, i cili mendohet të strehojë rreth 15.000 ushtarë.
Lukashenko tha se nuk kishte frikë nga anëtarët e grupit Wagner pasi i njihte ata prej kohësh. “Këta janë njerëz që luftuan në të gjithë botën për të krijuar një qytetërim normal. Perëndimi i urren ata deri në palcë”, tha ai.
Lideri bjellorus paralajmëroi gjithashtu se po afrohej një “krizë ushtarako-politike në shkallë botërore e paprecedentë në historinë e njerëzimit”. Sipas agjencisë shtetërore bjelloruse të lajmeve Belta, Lukashenko i ka ftuar mercenarët Wagnerit për të trajnuar ushtrinë e tij. “Për fat të keq, mercenarët e Wagnerit nuk janë këtu”, tha Lukashenko. “Dhe nëse drejtuesit e tyre, siç u thashë tashmë, vijnë dhe na japin përvojën e tyre luftarake, ne do ta pranojmë këtë përvojë.”
Ftesa nga Lukashenko vjen vetëm një javë pasi liderit bjellorus iu njoh merita për fundin e kryengritjes së armatosur nga forcat Wagner kundër Moskës.
Me 24 qershor forcat e Prigozhin u rebleuan ndaj ushtrisë ruse dhe mediat ruse raporton për një grusht shteti prej tyre, pasi Wagner arriti të marrë disa qyteza dhe iu drejtua Moskës. Kreu i Wagner, në fillin tha se kërkonte të shkarkonte gjenerale e larte te ushtrisë, por më vonë kërkoi edhe një president të ri për federatën ruse.
Kriza u qetësua vetëm pasi Lukashenko ndërmjetësoi një marrëveshje sipas së cilës Prigozhin do transferohej në Bjellorusi.