Në ceremoninë zyrtare të dekorimit të ish-Presidentit amerikan Bill Clinton me medaljen e “Yllit të mirënjohjes për Arritjet Publike” ishin të ftuar zyrtarë të lartë të vendit si dhe ish-drejtues.
Megjithatë disa prej emrave të rëndësishëm munguan. Bosh ishte karrigia e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Duke folur për mediat këshilltarja e Presidentit Arta Sakja ka bërë me dije se Begaj nuk ka mundur të marrë pjesë për shkak të problemeve shëndetësore.
Të pranishëm ishin ish-Presidentët, Bamir Topi, Rexhep Mejdani dhe Alfred Moisiu, por munguan ish-Presidentët, Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Për të parin thuhet se nuk ka pasur ftesë ndërsa për të dytin është ende e paqartë mungesa. ©LAPSI.al