ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së 15 hours ago
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 20 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 20 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 20 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 20 hours ago
Next
Prev
Home Diaspora

Sejdi Muharremi, djali i dëshmorit të Kosovës histori suksesi në Toronto

albnews by albnews
5 July, 2023
in Diaspora
0
Sejdi Muharremi, djali i dëshmorit të Kosovës histori suksesi në Toronto
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Shani Pnishi

Sejdi Muharremi ka ardhur fëmijë në Kanada si pjesë e refugjatëve të Luftës së Kosovës më 1999, kohë kur Kanadaja ka marrë rreth 7 mijë kosovarë. Duke qenë se babai i tij, Veseli, kishte rënë dëshmor në shtator të vitit 1998, nëna e tij Ludja kishte gjetur rrugën e emigrimit, duke ardhur me tre fëmijët e saj, dy djem dhe një vajzë.

RelatedPosts

EMRI/ Vritet një shqiptar në Toronto

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

“Pas vdekjes së babait, ka qenë shumë vështirë për familjen tonë, sepse bashkë me humbjen e tij neve na është djegur edhe shtëpia që e kishim si pronë familjare në Mikushnicë të Skënderajt. Pas kësaj kohe jemi larguar nga fshati dhe kemi ndenjur ku kemi mundur nëpër Kosovë, pastaj në Bllacë të Maqedonisë, deri kemi ardhur në Kanada, në prill të vitit 1999”- thotë ai.

Sejdiu është rritur dhe shkolluar në Hamilton të Ontarios, por megjithatë ka pasur fatin që në këtë qytet të kishte edhe familjarë të tjerë të tij, por edhe shumë shqiptarë, dhe një shoqatë të mirëorganizuar të këtij komuniteti, duke pasur edhe shokë e shoqe shqiptare në shkollë fillore dhe të mesme. Aty e ka takuar edhe gruan e tij, Donikën, shqiptare nga qyteti i Vushtrisë me të cilën kanë dy fëmijë.

Pas shkollimit të mesëm, duke punuar shumë për vete dhe për familjen, Sejdiu ka përfunduar edhe shkollimin e lartë në Mohawk College në qytetin e Hamiltonit për Teknologji Arkitekturore (Architectural Technology Program) në vitet 2008-2011.

Pas diplomimit ai është punësuar në kompaninë “EllisDon”, e cila është një kompani globale e shërbimeve të ndërtimit në pronësi të punonjësve me diku 5 miliardë dollarë në vit e vendosur në Mississagua, Ontario.

Sipas të dhënave të saj, kompania ka mbi 4000 punonjës me rroga dhe orë në pesëmbëdhjetë zyra kombëtare dhe ndërkombëtare.

“”EllisDon” është bërë lider në çdo sektor dhe pothuajse çdo aspekt të industrisë së ndërtimit jo vetëm në Kanada” thotë Sejdiu. Në “EllisDon” ai mban titullin e Menaxherit të Lartë të Ndërtimit nga ku nisin planet arkitekturore, momentalisht duke punuar në disa projekte të rëndësishme në Toronto. Kompania në fjalë kanë projektuar dhe punuar edhe institucionet kryesore të Kanadasë si: The National Gallery of Canada, Canada Museum Corporation, The Ivey School of Business, Art Gallery of Ontario, institucione komerciale dhe kulturore gjithandej Kanadasë, të njohura për arkitekturën e tyre moderne.

“Jam i privilegjuar të punoj ne këtë kompani ku kolegët duan t’ju ndihmojnë të mësoni dhe të përfitoni sa më shumë nga përvoja juaj, veçanërisht kur kam hyrë si punonjës i ri. Kolegët janë gjithmonë të etur për t’ju ndihmuar kur keni një pyetje, dhe të gjithë janë të fokusuar në trajnimin e duhur për të marrë përsipër një projekt më sfiduese, për çfarë edhe jam sprovuar.

Viteve të fundit, Sejdiu ishte vendimtar në krijimin e kulturës së “EllisDon” të entuziazmit sipërmarrës, duke udhëheq programin e buxhetit, ku ka bërë që shuma më e madhe e kapitalit të kompanisë të transferohet te punonjësit e kësaj kompanie për të krijuar një mjedis drejtësie, prosperiteti dhe inovacioni për të ardhmen.

Me gjithë faktin se ka një punë intensive, dhe projekte që kërkojnë përkushtim të madh, Sejdiu dhe familja e tij e vizitojnë Kosovën çdo dy-tri vjet, atje ku kanë familjarë nga ana e babait dhe e nënës, si dhe amanetin e babait të tij, ndërsa në Kanada aq sa mundet është aktiv edhe në komunitetin shqiptar.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së

Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së

18 September, 2025
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result