ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare 12 hours ago
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford 14 hours ago
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit 14 hours ago
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut 15 hours ago
Donald Trump dhe bashkëshortja e tij fluturojnë drejt Londrës 17 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Technologji

Turi ballkanik/ Rama nga Beogradi: Vonimi i themelimit të Asociacionit, gabim strategjik! Vuçiç: Ne duam paqe

albnews by albnews
7 July, 2023
in Technologji
0
Turi ballkanik/ Rama nga Beogradi: Vonimi i themelimit të Asociacionit, gabim strategjik! Vuçiç: Ne duam paqe
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Situata në veri të Kosovës dhe marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit ishin kryefjala e bisedimeve të kryeministri Edi Rama me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç., gjatë takimit të zhvilluar mes tyre këtë të premte (7 korrik), në kuadër të turit ballkanik të ndërmarrë nga kreu i qeverisë shqiptare.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Rama vuri theksin te nevoja për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa vonesën në këtë drejtim e konsideroi “gabim strategjik”.

RelatedPosts

Hapet Ekspozita Botërore e Industrisë Inteligjente 2025

Inteligjenca Artificiale “godet” më fort të rinjtë: Rënie e ndjeshme e punësimit në sektorët teknologjikë

SHBA/ Pas vetëvra*jes së 16-vjeçarit, OpenAI shton mjete kontrolli prindëror tek ChatGPT

“Propozimi për draft-statutin për Asociacionin është një kontribut që kam dhënë dhe është shumë pozitiv, por nuk është diçka që duhet ta pranojnë domosdoshmërisht dy palët dhe as nuk është marrë në konsideratë nga asnjëra palë. Më vjen keq që disa nuk duan të kuptojnë se ky ishte një kontribut për Kosovën. Nuk jam konsultuar me Presidentin e Serbisë për këtë. Mendoj se vonimi i themelimit të Asociacionit është një gabim strategjik. Gjithashtu, mendoj se insistimi për të qëndruar në ndërtesat komunale është gjithashtu një gabim”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se e vetmja rrugë përpara është dialogu dhe zbatimi i planit franko-gjerman.

“Me tensionet që janë prezente në veri të Kosovës, ne shmangim shprehjen e opinioneve tona publikisht, që të mos përkeqësojmë situatën dhe ta kthejmë atë në drejtim të gabuar. Do të përsëris se e vetmja rrugë përpara është rruga e dialogut dhe marrëveshjes bazuar në planin franko-gjerman. Askush nuk duhet të nënvlerësojë rrezikun e përshkallëzimit deri në atë pikë sa të gjendemi në një situatë që lëvizjet e armatosura të fillojnë të bëjnë diçka që nuk duhet të lejojmë të ndodhë, kjo do të na çonte në një situatë të krahasueshme me Donbass”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, Vuçiç tha se nuk e ka parë propozimin e Ramës për Asociacionin, por shtoi se krijimi i tij duhet të bëhet të bazohet te marrëveshja e Brukselit. Ai shtoi se qëllimi i Serbisë është paqja dhe se vendi i tij po punon në këtë drejtim.

“Pala serbe tashmë ka përmbushur gjithçka. Ne duam paqe dhe po punojmë drejt saj, sado e vështirë të jetë, gjithmonë në Tiranë dhe Prishtinë do të ketë nga ata që fajtorin do ta shohin gjithmonë në Serbi. Asnjëherë nuk e kam pasur problem të flas me Kurtin, kam marrë pjesë në të gjitha bisedat. Neve na takon të ruajmë paqen dhe të mendojmë për përparimin ekonomik. Nuk e kam parë propozimin e Edi Ramës. Vendosni parimet në statut dhe kaq, serbët pranuan gjithçka tjetër, madje edhe mbrojtjen civile. Në fund të fundit është se ZSO duhet të formohet. Nuk kam parë asnjë propozim”, tha Vuçiç.

Më herët Rama ishte në Bosnje-Hercegovinë dhe Mal të Zi, ndërsa të enjten (6 korrik) kreu i qeverisë shqiptare u ndal në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë.  Rama ndërmori një tur dy ditorë në rajon, si pjesë e përgatitjeve për Procesin e Berlinit, të cilin Tirana do ta kryesojë në tetor.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

16 September, 2025
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

16 September, 2025
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

16 September, 2025
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result