Plazhi i Durrësit po frekuentohet nga pushues të shumtë. Shumica janë pushues vendas, por edhe shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Sipas ligjit, hapësirat e plazhit që menaxhohet nga subjektet private, e kanë detyrim të ndërtojnë kulla vrojtimi dhe të punësojnë roje plazhi. Nga
një vëzhgim i shpejtë vihet re se kullat e vrojtimit janë ngritur, por në pjesën më të made të tyre nuk ka roje.
Në mesin e personave të interesuar ka nga ata që shprehen se nuk kanë parë roje plazhi apo sinjalistikë të këshillojnë pushuesit për kushtet e detit për notim apo të paralajmërojnë nëse ka rrezik.