Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, është shprehur i gatshëm të takohet me Presidentin serb, Aleksandr Vuçiç, pasi siç ka thënë ai, është i shqetësuar për tensionet e shtuara në Kosovë.
Këto deklarata Stoltenberg i bëri para fillimit të Samitit të NATO-s në Vilnius, ku theksoi se kanë shtuar forcat e KFOR-it për të garantuar siguri dhe stabilitet për Kosovën.
“Jam në kontakt të rregullt me presidentin Aleksandar Vuçiç dhe sigurisht jam gati të takohem, jemi të shqetësuar për tensionet e shtuara në Kosovë dhe u bëjmë thirrje palëve për depërshkallëzim dhe të përmbahen nga çdo veprim që mund të rrisë më tej tensionet në rajon. NATO është e pranishme në Kosovë, ne kemi forcat e KFOR-it që janë atje për të garantuar siguri dhe stabilitet për Kosovën dhe njerëzit që jetojnë në Kosovë. Ne e kryejmë mandatin tonë të OKB-së në mënyrë të paanshme dhe NATO e ka rritur praninë e saj në Kosovë, ku shtoi rreth qindra trupa shtesë të KFOR-it për shkak të paqëndrueshmërisë, dhunës dhe tensionit që kemi parë javët e fundit”.
Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg
Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, para disa ditësh se do të kërkojë takim me Stoltenbergun pas samitit të NATO-s në Vilnius, dhe më pas, një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) për shkak të situatës në Kosovë.