Këtë verë do të jetë praktikisht e pamundur të mos vishni ngjyrën rozë, në një nga nuancat e shumta të saj të parezistueshme. Ashtu siç do të jetë e pamundur të mos infektohesh nga #Barbiecore aesthetic, pasi Margot Robbie, në rolin e Barbie, ka shpalosur “maninë rozë” tek të gjithë ne.
Aktorja e zënë në këtë periudhë në promovimin e filmit, po shfaq një veshje më të bukur se tjetra shumë prej të cilave janë rozë, si në tapetet e kuq dhe në premierat më prestigjioze.
Por kjo nuk është e gjitha. Këtu e shohim në aeroportin e Seulit me një këmishë rozë të kombinuar mesa duket në një mënyrë shumë të lehtë, por në të njëjtën kohë super chic, aq sa na bëri ta kishim menjëherë në gardërobë!
E veshur me një bluzë të bardhë, xhinse me bel të lartë, shapka me takë dhe një mini çantë në dorë, këmisha rozë është padyshim një domosdoshmëri për t’u treguar gjatë verës.