Padova, Itali: tentoi që të shtypë me furgon karabinieren, policia italiane qëllon për vdekje 55-vjeçarin shqiptar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqiptari Haxhi Çollaku, 55-vjeç është qëlluar për vdekje nga policia italiane pasditen e së premtes në qytetin e Padovas. 

Sipas mediave italiane shqiptari, ndodhej në hyrje të shtëpisë së ish-gruas. Ishte kjo e fundit që njoftoi karabinierët, pasi e kishte denoncuar për përndjekje të vazhdueshme prej me shumë se një viti. Çifti ka një vajzë tetëmbëdhjetë vjeçare.

Pas denoncimit të ish-gruas, menjëherë mbërriti një patrullë në vendngjarje. Agjentët e policisë kërkuan që ai të largohej prej andej, pasi për ish-bashkëshorten kishte urdhër mbrojtje në fuqi, që e ndalonte 55-vjeçarin të afrohej në zonë.

Fillimisht u duk sikur ai hoqi dorë dhe u largua drejt furgonit të tij, duke pritur që karabinierët të përfundonin marrjen e të dhënave personale dhe përgatitjen e raportit për ngjarjen. Po papritmas, 55-vjeçari shqiptar ndezi furgonin dhe përplasi policen përballë tij, e cila mbeti e plagosur. Pas kësaj, ai doli nga kabina dhe me thikën të cilën e mbante në dorë tentoi të godiste karabinieren.

Në këtë moment kolegu i kësaj të fundit ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të shqiptarit katër herë.

Haxhi Çollaku u transportua në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në gjymtyrët e poshtme.

( Sipas mediave italiane )

Share This Article