Arsenalit të ushtrisë së Kosovës i janë shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2, të blerë në Turqi. Lajmin e njofton kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ndërsa shprehet se tashmë vendi është më i sigurt.
“Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve“, shkruan Kurti.