• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Ministri çek: Nuk e rishikojmë vendimin për njohjen e Kosovës

Ministri çek: Nuk e rishikojmë vendimin për njohjen e Kosovës

by albnews
7 November, 2019
in Kosova
0
4
VIEWS

Ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, Tomas Petricek, thotë se vendi i tij nuk po e rishikon vendimin për njohjen e Kosovës, ndonëse presidenti çek, Millosh Zeman, ka paralajmëruar se mund të ndodhë një gjë e tillë. Petricek, në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, e quan dështim vendimin e Këshillit Evropian për të mos nisur negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Petricek flet edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe ndikimin rus në rajon.

Zoti Petricek, një valë skepticizmi mbizotëron në Ballkanin Perëndimor, pas vendimit të Këshillit Evropian për të shtyrë nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Cili është pozicioni i Republikës Çeke sa i përket zgjerimit të BE-së?

Tomas Petricek: Vendi im e ka mbështetur procesin e zgjerimit si një nga politikat kryesore të Bashkimit Evropian. I kemi mbështetur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në synimet e tyre për t’u bërë anëtare të BE-së. Unë personalisht e konsideroj vendimin e Këshillit Evropian në tetor si dështim. Për ne është e rëndësishme tani t’i sigurojmë partnerët tanë në Ballkan se ne do të duam të punojmë me ta. Procesi është ende i besueshëm. Ne duhet ta bëjmë pjesën tonë të brendshme. Por, për ne është e rëndësishme që Bashkimi Evropian të përmbushë pjesën e tij të marrëveshjes, angazhimet e tij ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Edhe Shqipëria, edhe Maqedonia e Veriut kanë bërë shumë përparim gjatë viteve të kaluara dhe ne duhet t’i inkurajojmë që të vazhdojnë dhe ta bëjnë rolin e Bashkimit Evropian në rajon të besueshëm.

E quajtët dështim (shtyrjen e datës nga BE-ja). Cilat mund të jenë pasojat?

Tomas Petricek: Jemi në kontakt me të dyja vendet. Besojmë se përparimi do të vazhdojë. Të dyja vendet duhet të vazhdojnë me reformat. Në të njëjtën kohë vazhdojnë aktivitetet, takimet me partnerët tanë në Bashkimin Evropian, për t’iu shpjeguar se procesi dhe politika e zgjerimit është ajo që do të sjellë stabilitet dhe siguri në rajon, i cili tashmë është i rrethuar me vende të BE-së.

Si e shihni idenë për një “partneritet të posaçëm” midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, në vend të anëtarësimit të tyre të plotë?

Tomas Petricek: Për Republikën Çeke, duhet të ketë perspektivë të besueshme të anëtarësimit. Ne besojmë se procesi i integrimit bazohet në merita, porse duhet të ketë përkushtim të fuqishëm në anën tonë, që këto vende, sapo t’i përmbushin të gjitha kushtet për anëtarësim, të lejohen brenda (BE-së).

Shumë i kanë bërë thirrje BE-së që të përshpejtojë procesin e zgjerimit për të mbrojtur Ballkanin nga ndikimi negativ i Rusisë. Si e shihni përfshirjen e Rusisë në rajon?

Tomas Petricek: Për ne është e rëndësishme që BE-ja të mbetet partner i besueshëm i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne jemi partnerë që kemi ambicie jo vetëm për të siguruar stabilitet në rajon, por edhe mirëqenie ekonomike dhe sociale për njerëzit që jetojnë në rajon. Gjatë vizitës sime në Maqedoninë e Veriut kemi diskutuar shqetësimet për ndikimin e mundshëm të aktorëve që nuk mbështesin demokracinë, liritë dhe sundimin e ligjit në rajon.

Si e shihni valën në rritje të ndjenjës pro-ruse në vendet si Serbia, apo edhe në pjesë të Bosnjës, si Republika Srpska?

Tomas Petricek: Kemi biseduar me partnerët tanë në të gjitha vendet, për t’i siguruar, për t’iu garantuar se procesi i zgjerimit nuk është këtu për neve, por është kryesisht për shkak të ndryshimeve pozitive për njerëzit që jetojnë në këto vende. Ne do të duhet të komunikojmë në mënyrë më aktive edhe me publikun në rajon, (t’i tregojmë) se reformat që i kërkojmë do të krijojnë ambient më të mirë biznesi, do t’i forcojnë institucionet demokratike dhe do të përmirësojnë jetën e njerëzve.

Dhe, si i shihini marrëdhëniet e vendit tuaj me Rusinë?

Tomas Petricek: Përpiqemi (të kemi) marrëdhënie korrekte me Rusinë. Ne jemi (vend) anëtar i BE-së dhe ne e respektojmë qasjen e përbashkët, sidomos pas aneksimit të Krimesë (nga Rusia) dhe konfliktit në lindje të Ukrainës. Ne zbatojmë regjimin e sanksioneve dhe nuk e kemi ndryshuar qëndrimin, sepse nuk ka pasur ndonjë ndryshim pozitiv nga pala ruse.

Zoti Petricek, presidenti çek, Millosh Zeman, ka premtuar se do të kërkojë nga Republika Çeke tërheqjen e njohjes së Kosovës. A po e shqyrtoni këtë ju dhe kolegët tuaj në qeveri?

Tomas Petricek: Jo. Qeveria çeke nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj. Ne e kemi njohur Kosovën në vitin 2008 si shtet të pavarur dhe përpiqemi të zhvillojmë marrëdhënie korrekte dhe pozitive me Kosovën. Ne i mbështesim të gjitha vendet në rajon për t’u bërë anëtare të BE-së, sepse është në interes të stabilitetit dhe sigurisë evropiane, por po ashtu është edhe mënyrë për zgjidhjen e shumë problemeve lokale, shumë tensioneve rajonale. Në të njëjtën kohë e mbështesim edhe dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, për të tejkaluar të kaluarën dhe për të shikuar se si mund të jetojnë së bashku në Evropën e bashkuar.

Përveç mospajtimeve midis Qeverisë dhe presidentit çek për çështjen e Kosovës, mospajtime ka edhe brenda vetë Qeverisë. Ju nuk jeni pajtuar me ministrin e Brendshëm, Jan Hamacek, për të mbështetur ose jo përpjekjet e Kosovës për t’u bërë anëtare e Interpol-it. Çfarë i nxit këto ndarje?

Tomas Petricek: Ne i mbështesim ambiciet e Kosovës për t’u bërë anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare. E kemi diskutuar me ministrin e Brendshëm dhe i kemi paraqitur argumentet në favor, sidomos kur bëhet fjalë për luftimin e krimit të organizuar. Ne besojmë se Interpol-i luan një rol të rëndësishëm. Ka qenë Kosova që në fund e ka tërhequr aplikimin për t’u bërë anëtare, por ne do të donim të punonim me autoritetet e Kosovës për të përmirësuar situatën, kur bëhet fjalë për krimin, luftimin e rrjeteve të organizuara të kriminelëve, sepse kjo është edhe në interes të sigurisë në rajonin tonë.

Do ta shikoni lojën e futbollit midis Kosovës dhe Çekisë, javën e ardhshme?

Tomas Petricek: Do të përpiqem. Duhet të pranoj që nuk e kam parë lojën e fundit dhe shpresoj se do të dalim më mirë kësaj here.

T’i kthehemi dialogut. Edhe ju e përmendët atë. Kosova dhe Serbia pritet të vazhdojnë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Shtetet e Bashkuara kanë dy të dërguar për këtë proces. Bashkimi Evropian pritet ta emërojë të tijin. Këto janë përpjekje të mëdha diplomatike. Si e shihni këtë proces? A mund të bëjnë paqe Kosova dhe Serbia?

Tomas Petricek: Besoj. Shpresoj të shohim përparim në dialog në muajt e ardhshëm. Sa i përket Bashkimit Evropian, ne presim tani emërimin e përfaqësuesve të rinj, të përbërjes së re të Komisionit Evropian dhe përfaqësuesit të lartë. Josep Borrell, i cili e ka kaluar me sukses seancën dëgjimore në Parlamentin Evropian, tashmë ka deklaruar se dialogu midis Serbisë dhe Kosovës është në listën e prioriteteve të tij. Mund të them se Republika Çeke e mbështet rolin e BE-së si ndërmjetësuese në këtë proces. Kemi diskutuar me partnerët në të dyja palët, ne presim nga ta që t’i shmangen çfarëdo hapi që mund të rrezikojë dialogun, siç janë masat kufizuese (v.j.taksa) që kanë ndërmarrë autoritetet e Kosovës, apo mungesa e vullnetit për komunikim me palën tjetër.

Borrell vjen nga Spanja, një nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet. A mund të ndryshojë kjo diçka?

Tomas Petricek: Josep Borrell do të përfaqësojë Bashkimin Evropian dhe jo Spanjën dhe ka qenë i shumë i hapur dhe i zëshëm kur ka thënë se kjo është prioritet i tij. Por, besoj se rol kanë edhe vendet anëtare. Kemi vende anëtare që e njohin Kosovën, kemi disa vende anëtare që nuk e kanë njohur, por kjo nuk na pengon të zhvillojmë marrëdhënie të mira edhe me Prishtinën, edhe Beogradin./REL/

Previous Post

Vazhdojnë tërmetet në Korçë

Next Post

Vetoja për negociatat, Presidenti i Bundestagut gjerman kritikon Macron

albnews

albnews

Related Posts

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten
Kosova

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

13 May, 2025
Dështon për të 15-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodhi këtë herë
Kosova

Dështon për të 15-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodhi këtë herë

13 May, 2025
Ngërçi me konstituimin e Kuvendit në Kosovë, Osmani nis takimet me forcat politike më 15 maj
Kosova

Ngërçi me konstituimin e Kuvendit në Kosovë, Osmani nis takimet me forcat politike më 15 maj

12 May, 2025
Next Post
Vetoja për negociatat, Presidenti i Bundestagut gjerman kritikon Macron

Vetoja për negociatat, Presidenti i Bundestagut gjerman kritikon Macron

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

13 May, 2025
Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

13 May, 2025
BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 May, 2025
PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

13 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4693 shares
    Share 1877 Tweet 1173
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2390 shares
    Share 956 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1868 shares
    Share 747 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1809 shares
    Share 724 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1695 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM