Partizani dështon të bëj mrekullinë dhe të kalojë turin e parë të Champions League. Kampionët e Shqipërisë u eliminuan që në këtë raund pas humbjes 2-0 përballë Bate Borisov.
Të kuqtë kishin shpresa për të vijuar më tej pas barazimit 1-1 në takimin e parë, por dështuan në 90 minutëshin e luajtur në Hungari. Me rezultatin e përgjithshëm, 3-1 ata i japin fund aventurës në Champions League, por jo asaj Europiane.
Partizani do mbetet pjesë e Kupave të UEFA-s, në Conference League, ku do vijojë rrugëtimin në turin e dytë.