Brexit ka qenë gabimi më i madh i këtij vendi në periudhën e pasluftës, deklaroi John Bercow, kryetari i parlamentit britanik, i cili i dha lamtumirën Dhomës së Komuneve pas një dekade presidenciale në kuvend.
I ftuar nga ‘’Foreign Press Association’’, Bercow shfrytëzoi rastin për të zgjidhur disa llogari, për të mbrojtur Parlamentin nga akuzat dhe në thelb për të kundërshtuar fillimin e fjalimit të fushatës së kryeministrit konservator Boris Johnson, por edhe për të zbuluar simpatitë e tij pro qëndrimit në BE, pas një karriere politike ”Pro Remain”.
“Unë nuk mendoj se Brexit do ta ndihmojë Britaninë e Madhe. Unë e respektoj kryeministrin, por mendoj se do të ishte më mirë të qëndronte me BE’’, deklaroi Becow.