“Shpërbëhet” Ballkani, humb thellë ndaj Ludogorets dhe eliminohet nga Champions League

albnews
By
1 Min Read

Ballkani është shkatërruar me rezultatin 4-0 nga Ludogorets, duke u eliminuar nga Champions League që në raundin e parë.

Kampionët e Kosovës, të cilët e kishin fituar 2-0 takimin e parë, u shpërbënë në ndeshjen e kthimit, duke pësuar nga dy gola në secilën pjesë.

Autorët e golave për ekipin bullgar ishin Tekpetey (2), Tissera dhe Caio Vidal.

Tashmë, aventura e Ballkanit në Evropë do të zhvendoset në Conference League, ku në turin e dytë do të ndeshet me Larne, kampionët e Irlandës së Veriut.

Share This Article