Punonjësit në një strehë për arinjtë në Kosovë kanë gjetur mënyra kreative për të mbajtur 22 arinjtë e tyre në kushte optimale teksa temperaturat shkojnë thuajse 40°C.
Arinjtë tashmë kanë në dispozicionin e tyre disa pishina të cilat janë gjithë kohës të cilave u ndryshohet rregullisht uji në mënyrë që të mos ngrohet.
Punonjësit e strehës hedhin fruta dhe perime në ujë në mënyrë që t’i inkurajojnë ata që të futen në pishina dhe të notojnë.
Po ashtu, ata vendosin fruta dhe perime të ngrira, të cilave u thonë “akullore”, nëpër pemë ku arinjtë mund të ngjiten dhe t’i gjejnë brenda pak sekondave.
“Ne kemi 20 arinj dhe secili prej tyre ka frutat dhe perimet e tyre të preferuara. Ne sigurohemi që t’u japim frutat dhe perimet që ata preferojnë. Disa duan më shumë kivi, disa më shumë mollë dhe disa duan domate apo nektarina. Kështu që varet se cili është ushqimi i tyre i preferuar dhe ne më pas i ngrimë,” tregon Taulant Hoxha zëdhënës i strehës për Reuters.
20 arinjtë që ndodhen në këtë strehë, e cila menaxhohet nga Four Paws International, janë shpëtuar nga pronarë ose nga restorantet ku mbaheshin si atraksione për mysafirët në hapësira të vogla deri në katër ose pesë metra katrorë.
Streha ka rrethime, shumë herë më të mëdha se kafazët, të cilat imitojnë habitatin e tyre natyror.