Xhuliano Skuka, heroi i sllovenëve të Maribor në Conference League

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jo vetëm, Tirana, Vllaznia apo Egnatia, këtë të enjte kanë zbritur edhe shumë futbollistë shqiptarë në Conference League me klubet e tyre.

Një prej tyre është edhe ish-sulmuesi i Partizanit, Xhuliano Skuka, i cili është bërë heroi i skuadrës së Mariborit, duke shënuar një gol me vlerën e kualifikimit në transfertë ndaj maltezëve të Birkirkara.

Skuka u aktivizua në pjesën e dytë në këtë sfidë dhe atëherë kur u mendua se takimi do të shkonte në shtesë, sulmuesi shqiptar realizoi golin që e çon Mariborin në fazën e ardhshme të Conference League.

Share This Article