Prokurorët e rusë kanë kërkuar një dënim prej 20 vitesh burg për liderin e burgosur të opozitës Alexey Navalny me akuza përfshirë “ekstremizëm”.
Navalny dënoi luftën e Rusisë në Ukrainë gjatë seancës gjyqësore të së enjtes me dyer të mbyllura, sipas një deklarate të lëshuar nga ndihmësit e tij.
“[Rusia është] duke u rrëshqitur në një pellg me baltë ose gjak, me kocka të thyera, me një popullsi të varfër dhe të grabitur, dhe rreth saj shtrihen dhjetëra mijëra njerëz të vrarë në luftën më budallaqe dhe të pakuptimtë të shekullit të 21-të,” tha ai.
Navalny po vuan tashmë një dënim me 11.5 vjet burg për mashtrim dhe akuza të tjera, në një koloni penale të sigurisë maksimale në Melekhovo, 250 kilometra në lindje të Moskës.
Kundërshtari më i zëshëm i presidentit Vladimir Putin përballet me një mori akuzash të reja, të cilat ai thotë se janë të sajuara për ta mbajtur atë jashtë jetës politike.
Të dhënat e gjykatës treguan se ato lidhen me gjashtë nene të ndryshëm të kodit penal rus, duke përfshirë nxitjen dhe financimin e aktivitetit ekstremist dhe krijimin e një organizate ekstremiste.
Kërkesa e fundit e prokurorëve kundër rivalit më të madh të Kremlinit mund të bëjë që 47-vjeçari Navalny të qëndrojë pas hekurave për të paktën 20 vjet të tjera, transmenton Al Jazeera.
Navalny, i cili ekspozoi korrupsionin qeveritar rus dhe organizoi protesta kundër Kremlinit, u arrestua në janar 2021 pas kthimit në Moskë pasi u shërua në Gjermani nga helmimi me agjent nervor për të cilin fajësoi Kremlinin.