Interi ka zhvilluar këtë të premte ndeshjen e parë miqësore në fazën përgatiture para nisjes së sezonit të ri, ku ka fituar 10-0 ndaj Pergolettese, ekip që militon në Serie C në futbollin italian.
Kapiteni Lautaro tregoi se ishte në një formë të mirë edhe pse vinte pas pushimeve teksa realizoi 4 gola, ndërsa rrugën e rrjetës e gjetën edhe Correa, Bastoni, Calhanoglu, Dumfries, Esposito e Mkhitaryan.
Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar, i cili pritet të ketë më shumë minuta këtë sezon me bluzën zikaltër për shkak të largimit të Gagliardinit e Brozovic, u aktivizua në pjesën e dytë dhe nga këmbët e tij nisën edhe dy gola në këtë miqësore.