Një histori tragjike është regjistruar në Çikago, ku gjyshërit kanë rrahur për vdekje mbesën e tyre 5-vjeçare, pasi kishte ndotur pantallonat, duke mos treguar që kishte nevojë për të shkuar në tualet.
Ky fat tragjik ishte për Jadën e vogël, e ndërsa kanë qenë vetë gjyshërit që kanë njoftuar policinë, duke rrëfyer se janë të vetëdijshëm se ishin “më të ashpër se ç’duhej”.
Për fat të keq kjo nuk ishte hera e parë që gjyshërit kishin dhunuar të vogël, madje ato vetë kanë treguar se e kishin paralajmëruar mbesën se “nëse ndoste pantallonat, do e fshikullonin me rrip”.
Gjyshërit janë arrestuar nga policia dhe akuzohen për vrasje të shkallës së parë të shkaktuar nga lëndime të shumta për shkak të abuzimit të fëmijëve.