Sot ka bollëk të ksenofobisë dhe egoizmit për interesa kombëtare dhe pabarazia midis vendeve rritet pa gjetur një zgjidhje, deklaroi në Vatikan, Papa Françesku.
”Ka shumë situata të padrejtësisë dhe dhimbjes njerëzore duke filluar nga trajtimi i personave. Për më tepër, ne kurrë nuk e kemi keqtrajtuar shtëpinë tonë të përbashkët si në dy shekujt e fundit”, shtoi Papa.
Papa Françesku u bëri thirrje edhe shteteve të BE-së që të menaxhojnë më me humanizëm fenomenin e emigrantëve, duke u kujtuar se shumë shtete afrikane po përjetojnë momente delikate dhe aspak humane./ATSH/