Ndërsa është njoftuar një shtyrje e re me gjashtë muaj për hyrjen në fuqi të sistemit të ashtuquajtur ETIAS për udhëtimet drejt Bashkimit Europian, procedura bën të ditur futjen e filtrit të dënimit penal ose dëbimit nga ndonjë vend tjetër për të arritur pajisjen me këtë autorizim të detyrueshëm.
Detajet rreth çdo dënimi penal, por edhe çdo udhëtim në të kaluarën në zona lufte ose konflikti dhe nëse kohët e fundit ka qenë subjekt i një vendimi dëbimi nga ndonjë vend, i janë bashkëngjitur kërkesave të tjera për praktikën që nis në mesin vitit të ardhshëm.
Ndryshim në të dhënat e kërkuara për marrjen e autorizimit të domosdoshëm, përveç atyre të konsideruara personale të zakonshme, përbën edhe kërkesa e detajeve për nivelin e arsimimit dhe profesionin aktual.
Bashkë me detyrimin tjetër për të deklaruar detaje rreth udhëtimit dhe qëndrimit të synuar në cilindo nga vendet që kërkojnë ETIAS, Bashkimi europian është përgatitur që Sistemi i ri i hyrjes/daljes të gjurmojë automatikisht çdo herë që udhëtarët nga vendet jashtë BE-së kalojnë kufirin e BE-së.
Ky sistem i ri zëvendëson sistemin e vjetër të “vulave”, i cili gjithësesi nuk i filtronte udhëtarët drejt BE-së në këto nivele sigurie.
Ndërsa ende përgatitet për të bërë funksionale faqen e aplikimit, faqja zyrtare e BE-së ka parajmëruar edhe për një numri i faqeve të internetit jozyrtare të ETIAS në shumë gjuhë, të rritur së fundmi në mbi 50.
Ndërsa disa nga këto faqe interneti drejtohen nga kompani legjitime, të tjerat mund të mos jenë aq të besueshme, bëri të ditur pak kohë më parë Drejtor i Njësisë Qendrore ETIAS në Frontex.
Sipas rregulloreve të mekanizmit ndërmjetësuesit tregtarë lejohen të aplikojnë për autorizimin e udhëtimit në emër të të tjerëve.
Megjithatë, meqenëse procesi i aplikimit kërkon që udhëtarët të ofrojnë të tyren detajet e pasaportës, numri e kartës së kreditit dhe informacione të tjera personale, këshillohet në nivel rëndësie sigurimi që informacione të tilla të ndjeshme të mos keqpërdoren.