India ka shpallur të jashtëligjshëm ekportin e orizit të bardhë, me përjashtim të atij që është i llojit basmat, në një përpjekje për të vënë nën kontroll çmimet e këtij produkti në tregun e brendshëm.
Reshjet e dendura të shiut kanë dëmtuar të korrat në vend dhe çmimet e orizit janë rritur me më shumë se 11 përqind gjatë 12 muajve të fundit.
Orizi i bardhë aktualisht përbën një të katërtën e exporteve të këtij produkti nga India.
Ekspertët ndërkohë paralajmërojnë se lëvizja mund të ndikojë në rritjen e mëtejshme të çmimeve të ushqimeve në botë.
India është një nga ekportuesit më të mëdhenj të orizit në botë, duke përmbushur më shumë se 40 përqind të kërkesës botorere për këtë produkt.
Orizi i bardhë që nuk është i llojit basmat kryesisht eksportohet në vendet aziatike dhe ato afrikane.