11 viktima/ U dëbua pasi ngacmoi një grua, burri i vë flakën lokalit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Njëmbëdhjetë persona vdiqën dhe katër të tjerë u plagosën herët të shtunën në një sulm me zjarrvënie në një lokal në veri të Meksikës. Mes viktimave është një djalë 17-vjeçar dhe një grua me kombësi amerikane.

Tragjedia ndodhi në San Luis Rio Kolorado, në shtetin Sonora, fqinj i Arizonës, SHBA.

“Njëmbëdhjetë persona kanë vdekur, shtatë burra dhe katër gra, [të tjerë] katër janë shtruar në spital në San Luis Rio Kolorado dhe në SHBA”, tha zyra e prokurorit Sonora.

Sulmi dyshohet se është kryer nga një klient i dehur, i cili ishte nxjerrë nga lokali pak kohë më parë për ngacmim të një gruaje. Siç përshkruhet nga prokurorët, burri ka “larë” hyrjen e lokalit me benzinë ​​që ka marrë nga furgoni i tij dhe më pas ka hedhur një koktej molotovi .

Vihet re se në momentin e sulmit në lokal, sipas dëshmive, ndodheshin nga 50 deri në 80 persona. I akuzuari për zjarrvënien vrasëse është arrestuar pa u bërë të ditur deri më tani detajet e tij.

Share This Article