Ukraina mbështet një pjesë të suksesit të kundërofensivës së saj ndaj Rusisë në një nga armët më të fundit të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara, aleati i NATO-s që i ka ofruar ndihmën më të madhe që nga fillimi i luftës. Bombat thërrmuese, një municion që u përdor për herë të parë në Luftën e Dytë Botërore, tashmë po përdoren nga trupat e Volodimir Zelensky.
Pas jo pak diskutimesh të brendshme, si dhe me vendet e tjera që përbëjnë Aleancën Atlantike, Uashingtoni vendosi t’i dërgonte në Kiev.
Me to, Ukraina shpreson të përballet me sistemet mbrojtëse të Kremlinit, pasi ato ishin krijuar për të shkatërruar objektiva të ndryshëm të shpërndarë, si formacione tankesh ose këmbësorie, përveç shkaktimit të plagosjes ose vrasjes së armiqve. Përdorimi i tyre, për shkak të rreziqeve që paraqisnin për civilët, u ndalua në vitin 2010.
Vendet nënshkruese (123 gjithsej) bien dakord të ndalojnë përdorimin dhe prodhimin e bombave thërrmuese. Ndër vendet e përfshira në këtë konventë janë disa anëtarë të NATO-s, si Gjermania, Mbretëria e Bashkuar apo edhe Franca. Por, asnjë nga vendet e përfshira në konflikt nuk është dhe Moska, siç raportohet së fundmi, denoncon një sulm me këtë lloj municioni.
Një gazetar rus humbi jetën
Autoritetet ruse kanë denoncuar një sulm të ndodhur orët e fundit kundër rajonit të Belgorodit, në perëndim të vendit dhe vetëm 40 kilometra nga kufiri me Ukrainën. Sipas guvernatorit të rajonit, Viacheslav Gladkov, sulmet ndodhën në qytetin Zhuravlevka dhe u kryen me “21 predha artilerie dhe tre bomba thërrmuese”.
Media të ndryshme ruse kanë konfirmuar vdekjen e një gazetari të agjencisë së lajmeve RIA Novosti, si pasojë e sulmit ndaj një automjeti me të cilin ai po udhëtonte në një zonë të Ukrainës nën kontrollin rus. Ministria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar se gazetari i ndjerë, Rostislav Zhuravlev, ashtu si kolegët e tij të tjerë, janë gjetur të papërgatitur nga një sulm me bombë thërrmuese.
Maria Zakharova, zëdhënësja e Punëve të Jashtme ruse, i është përgjigjur këtij sulmi duke siguruar se “fajtorët e hakmarrjes brutale kundër gazetarit rus do të marrin në mënyrë të pashmangshme një dënim të merituar”. Diplomatja ruse ka shfrytëzuar rastin edhe për të akuzuar SHBA-në, shtetin që ka furnizuar Ukrainën me këtë municion: “E gjithë përgjegjësia ndahet gjithashtu me ata që furnizuan bomba thërrmuese për të mbrojturit e tyre në Kiev”.