ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Shumë njerëz menduan se isha i çmendur”, Bill Clinton rikujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë 8 hours ago
Sondazhet në Britani, “shuplakë në fytyrë” për Starmerin! Më shumë se gjysma e laburistëve nuk e duan 9 hours ago
“Diaspora kontribut për Kosovën!” Osmani: Shqiptarët zë i fuqishëm në institucionet amerikane 9 hours ago
Selena Gomez tha ‘po’! Dasma përrallore me Benny Blanco në Kaliforni 9 hours ago
The Washington Post: Shqipëria, befasia e Ballkanit që konkurron Italinë e Greqinë 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Deputetët Nallbati e Gështenja: 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD, kundër zgjedhjeve të 29 korrikut

albnews by albnews
24 July, 2023
in Albania
0
Deputetët Nallbati e Gështenja: 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD, kundër zgjedhjeve të 29 korrikut
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Deputetët e Partisë Demokratike Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja janë shprehur për mediat këtë të hënë se 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike janë kundër zgjedhjeve të 29 korrikut.

Ata u shprehën se kanë njoftuar për këtë edhe Sekretarin e Përgjithshëm të partisë për të ushtruar kompetencat që i njeh statuti.

RelatedPosts

The Washington Post: Shqipëria, befasia e Ballkanit që konkurron Italinë e Greqinë

Nga krimi, te korrupsioni dhe paratë e drogës/ Klima e investimeve, raporti i DASH “nxin” Qeverinë

Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

Deklarata e plotë e deputetëve Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja

Ne, deputetët, anëtarët e Kryesisë dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike;

Të shqetësuar nga aktet e njëanshme dhe përçarëse të një pjese të vogël të Partisë Demokratike;

Me përgjegjësinë për të ardhmen e demokratëve dhe të Partisë Demokratike;

Me bindjen e plotë se thellimi i përçarjes e dëmton në mënyrë përfundimtare PD dhe se forcimi i partisë është i vetmi objektiv që duhet të na bëjë bashkë të gjithë;

Të ndërgjegjshëm se shumica dërrmuese e anëtarëve të PD janë të lodhur nga konflikti i brendshëm dhe kërkojnë zgjidhje nga përfaqësuesit e tyre, për shkak se përçarja po forcon regjimin e korruptuar të Edi Ramës; ndërmorëm iniciativën për të kontaktuar individualisht dhe vlerësuar vullnetin e secilit anëtar legjitim të Këshillit Kombëtar, si organi më i lart drejtues i partisë në periudhën mes dy Kuvendeve.

Nga kontakti dhe vlerësimi i vullnetit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar sipas listës së anëtarësisë së Këshillit Kombëtar të PD të depozituar dhe regjistruar në Zyrën e Regjistrit të Partive Politike pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe të konfirmuar zyrtarisht nga organet përgjegjëse statutore, rezultoi se 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar nga 453 anëtarë gjithsej në detyrë, një pjesë prej tyre:

– ishin përjashtuar pa vendim nga mbledhja e Këshillit Kombëtar;

– ishin njohur por nuk kishin marrë pjesë në mbledhje; ose

– ishin në mbledhje por nuk e konsideronin atë legjitime, duke mos qenë dakord me “vendimmarrjet pa kuorum”.

Me përgjegjësinë për të mbrojtur interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, si dhe me shqetësimin se aktet e njëanshme nuk e ndihmojnë PD, anëtarët e Këshillit Kombëtar shprehën vullnetin dhe kërkojnë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD që të ushtrojë kompetencat që i njeh Statuti i Partisë Demokratike.

Ditën e premte, më datë 21 Korrik 2023, i kemi dorëzuar zyrtarisht Sekretarit të Përgjithshëm një relacion të detajuar, së bashku me kërkesën për të ushtruar kompetencat e tij statutore. Të bindur se aktet përçarëse, përjashtimet, njëanshmëria dhe nxitimi, nuk ndihmon në ringritjen e PD, ne gjejmë rastin të kërkojmë nga Sekretari i Përgjithshëm që të ushtrojë kompetencat që i njeh Statuti dhe të ndërmarrë çdo iniciativë statutore për të frenuar përçarjen e mëtejshme të Partisë Demokratike.Deklarata e plotë e deputetëve Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Shumë njerëz menduan se isha i çmendur”, Bill Clinton rikujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

“Shumë njerëz menduan se isha i çmendur”, Bill Clinton rikujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

28 September, 2025
Sondazhet në Britani, “shuplakë në fytyrë” për Starmerin! Më shumë se gjysma e laburistëve nuk e duan

Sondazhet në Britani, “shuplakë në fytyrë” për Starmerin! Më shumë se gjysma e laburistëve nuk e duan

28 September, 2025
“Diaspora kontribut për Kosovën!” Osmani: Shqiptarët zë i fuqishëm në institucionet amerikane

“Diaspora kontribut për Kosovën!” Osmani: Shqiptarët zë i fuqishëm në institucionet amerikane

28 September, 2025
Selena Gomez tha ‘po’! Dasma përrallore me Benny Blanco në Kaliforni

Selena Gomez tha ‘po’! Dasma përrallore me Benny Blanco në Kaliforni

28 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result