Karrigia e kreut të Kuvendit të hënën për pak çaste ndërroi pronar.
Atë e zuri një Aza Peci, mërgimtare nga Gjermania, që këto ditë po qëndron në Kosovë, e që këtë 24 korrik vizitoi Parlamentin në kuadër të aktivitetit ‘Bashkatdhetarët në Kuvend’. Qëndrimi në sallën plenare për të ishte emocionues.
Nikoqirët siguroheshin që t`u përgjigjeshin çdo pyetjeje nga mysafirët. Veç fotografive nga ‘Tempulli i Demokracisë’ kurbetçarët dolën edhe me disa përshtypje.
Këtyre nuk u pëlqyen sjelljet e dhunshme të dy jave më parë nga përfaqësuesit e kësaj salle. Ligjvënësit që iu bënë konak u shprehën se bashkatdhetarët janë pjesë e pandashme e vendit.
Dyert e Kuvendit do të jenë ta hapura edhe të martën.