Ky shtet ndalon me ligj ndryshimin e gjinisë, ja kush bën përjashtim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tjetër goditje për komunitetin LGBTI të Rusisë pas vendimit të Vladimir Putin  për të ndaluar me ligj njerëzit të ndryshojnë zyrtarisht ose mjekësisht gjininë e tyre.

Më konkretisht, ligji, i miratuar unanimisht nga të dyja dhomat e parlamentit, ndalon çdo “ndërhyrje mjekësore që synon ndryshimin e seksit të një personi”, si dhe ndalimin e ndryshimit të gjinisë së një personi në dokumentet zyrtare apo të dhënat publike.

Përjashtim do të bëjnë vetëm ndërhyrjet mjekësore për trajtimin e anomalive kongjenitale.

Ai gjithashtu anulon martesat në të cilat një person ka “ndryshuar seksin” dhe ndalon trans gjinorët të bëhen prindër birësues.

Ndalimi thuhet se rrjedh nga kryqëzata e Kremlinit për të mbrojtur “vlerat tradicionale” të vendit.

Share This Article