Restoranti SALT Bae në Nju Jork, i kasapit më të njohur të rrjeteve sociale Nusret Gökçe është goditur me katër padi nga stafi dhe klientët e pakënaqur, ku disa e akuzojnë për seksizëm.
Turku, i njohur për stilin e hedhjes së kripës në biftekët e mbuluar me ar, e që zotëron një rrjet me më shumë se 20 restorante në mbarë botën, tashmë do të duhet të merret edhe me drejtësinë.
Salt Bae akuzohet për privim të stafit nga bakshishi, diskriminim seksual dhe racor dhe shkelje të ligjit të punës.
Tre prej padive ndaj Nusr-Et Midtwon janë zgjidhur sipas TheSun, ndërsa i katërti është në vazhdim në gjykatë.
Në një nga rastet, punonjësja Cattysha Flores punonte në resotorantin në Nju Jork që nga maji 2019 dhe ngriti padinë e saj në korrik 2021.
Ajo pretendon se politika për stafin ishte “të mos ankoheshin për klientët” pavarësisht se dikur asaj personalish iu kërkua nga një klient mashkull “ti tregonte këmbët e saj”.
Asaj iu tha që të pajtohej me këtë kërkesë pasi ai “klienti u kishte dhënë një bakshish prej 100 dollarësh punonjëseve të tjera femra kur ato i ishin bindur kërkesës absurde“.
Flores dyshohet se është kapur edhe nga një klient i dehur, i cili i ka kërkuar që ta puthë.
“Më puth, më puth, pse nuk më puth?”, thotë ajo se ishte kërkesa e klientit.
Në vend që ta mbështeste menaxheri i përgjithshëm i dha të drejtë klientit dhe i tha Flores: “Oh, ai është thjesht i dehur“.
Flores pretendon se ajo thirri policët dy herë në lidhje me incidentin dhe i njëjti klient kishte ngacmuar punonjëset e tjera femra.
Por sipas saj menaxherët e zgjedhur nga Nusret u kishte thënë punonjëseve femra se nuk është ndonjë punë e madhe të preken nga klientët.
Vetë Nusret Gökçe dyshohet se ishte në restorant kur e gjithë skena ndodhi por nuk ndërmori asnjë veprim korrigjues për të adresuar situatën.