Ivanka Trump, vajza e ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuar Donald Trump zgjodhi Shqipërinë për të pushur këtë verë. Ivanka Trump përshkoi me jahtin privat të gjithë vijën bregdetare shqiptare.
Madje ajo ishte dhe te Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” në Tiranë. Por së fundmi publikoi disa foto nga pushimet në Shqipëri në llogarinë e saj në Instagram, duke reklamuar rivierën e vendit tonë.
“Shqipëria e bukur”, shkroi ajo në rrjetin social. Vajza e ish-Presidentit amerikan ka qenë edhe më parë në Shqipëri, më konkretisht një vit më pare, kur së bashku me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, vizituan gjithë jugun, Kepin e Rodonit, Sazanin, Butrintin etj.
Vetëm pak ditë më parë edhe motra e saj Tiffany Trump ishte po ashtu në Shqipëri. Këtë verë më shumë se asnjëherë tjetër, vendi ynë duket se po bëhet zgjedhja e mjaft personazheve të njohur.