Bien eksportet në 2023, Alban Zusi: Zhvlerësimi i euros ka dëmtuar eksportuesit shqiptarë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Eksportet shqiptare në 3 mujorin e parë patën tregues pozitiv në tregjet e huaja. Por 3 mujori i dytë I këtij viti, shënoi rënie të treguesve në eksporte.  Alban Zusi, Presidenti i Eksportuesve Shqiptar, thotë se në 4 mujorin e fundit, rënia e eksporteve është dy shifrore. 

Shqipëria ka rritur llojet  e produkteve vendase që eksporton në tregjet e huaja.

Nga ana tjetër gjeografia e eksporteve vendase është zgjeruar, tashmë produktet “made in Albania”  janë pjesë në tregjet shumë vendeve të BE-së.

Sipas të dhënave të INSTAT, për muajin Qershor 2023, eksportet e mallrave arritën vlerën 234 miliardë lekë, duke u ulur me 7.4 %.

Eksportet në vlerë vijuan rënien edhe gjatë muajit qershor dhe faktor kryesor autoritetet në vend rendisin zhvlerësimin e euros në raport me lekun. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) eksportet e mallrave arritën vlerën 234 miliardë lekë, duke u ulur me 7.4 Deficiti tregtar arriti vlerën 204 miliardë lekë, duke u rritur me 5.9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë “materiale ndërtimi dhe metale” me 6.8 pikë përqindje, “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 2.2 pikë përqindje, “produkte kimike dhe plastike” me 1 pikë përqindje,etj.

Ndërsa, pozitivisht kanë ndikuar grupet “ushqime, pije, duhan” me 2.1 pikë përqindje dhe “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 0.8 pikë përqindje. 

Share This Article