Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Dobrushë të Istogut, si pasojë një person ka mbetur i vdekur, dhe nëntë të tjerë janë lënduar.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave dhe një traktori.
“Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në Dobrushë të Istogut. Vdekjen e ka konstatuar mjeku në Spitalin Rajonal të Pejës. Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një traktor”, u shpreh ai.
Njësitet relevante të policisë shkuan në vendin e ngjatrjes dhe po merren me rastin.