Duket se Arabia Saudite është destinacion me ekzotik dhe fitimprurës për futbollistët në këtë sezon të merkatos veror.
Shumë emra të njohur të futbollit europian dhe jo vetëm kanë zgjedhur mbretërinë, kjo edhe për shkak të parave të mëdha që sheikët po hedhin në klubet e tyre.
Lojtari i radhës që ka vendosur të transferohet në kampionatin arab është Fabinho, i cili i është bashkuar Al Ittihad, ku gjen Benzema dhe Kante.
Braziliani që u shpall kampion Europe për klube me Liverpool ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2026, nga e cila do të përfitojë 15 milionë euro çdo sezon, shifra këto me të vërtetë marramendëse.