Krijohet Qendra e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria shqiptare ka vendosur të krijojë Qendër Inovacioni të Sigurisë dhe Mbrojtjes. 

Sipas njoftimit në Fletoren Zyrtare, Qendra ka për mision nxitjen e inovacionit dhe të gjithë proceseve të lidhura me të nëpërmjet mbështetjes, monitorimit e vlerësimit të programeve, teknologjisë dhe projekteve që i përkasin fushës së sigurisë dhe mbrojtjes.

Për nevoja të realizimit të veprimtarisë së saj, Qendra do të shkëmbejë informacione me institucionet në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes; institucionet e arsimit të lartë, qendra dhe institucionet kërkimore-shkencore në vend; NATO-n dhe partnerë të tjerë për zhvillim; persona fizikë e juridikë, publikë ose privatë, vendës apo të huaj, që ushtrojnë veprimtari në fushën e kërkimit shkencor, inovacionit, komunikimeve elektronike dhe teknologjisë së informacionit etj.; ministrinë përgjegjëse për fushën e komunikimeve elektronike.

Sa i përket organizimit dhe funksionimit, Qendra drejtohet nga drejtori, i cili është titullari i institucionit dhe përfaqëson Qendrën në marrëdhënie me të tretët.

Drejtori i Qendrës emërohet, lirohet dhe shkarkohet prej detyrës nga ministri. Drejtori emërohet për një mandat pesëvjeçar, me të drejtë riemërimi.

Struktura dhe organika e Qendrës miratohen me urdhër të Kryeministrit, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.

Qendra funksionon sipas rregullores për metodat e brendshme të punës dhe sjelljen e personelit, e cila propozohet nga drejtori dhe miratohet me urdhër të ministrit.

Qendra ka stemën, logon dhe vulën zyrtare. 

Stema e Qendrës përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë, me shënimet “Republika e Shqipërisë, Ministria e Mbrojtjes, Qendra e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes”, në përputhje me përcaktimet e vendimit të Këshillit të Ministrave për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës së Shqipërisë.

Share This Article