Gjiganti i rrjeteve sociale, Meta synon që të kërkojë nga përdoruesit që gjenden në vendet e Bashkimit Evropian lejen për të përdorimin e të dhënave të tyre gjatë reklamimit.
Ky njoftim vjen pas presionit të bërë nga rregullatorët evropianë, ku pritet të përfshihet edhe rrjeti social Facebook.
Meta tha se ndryshimet synojnë të adresojnë kërkesat e rregullatorëve pas pakënaqësive të raportuara nga Komisioni irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave, që mbikëqyrë rregullat e BE-së.
Në janar, rregullatorët evropianë hodhën poshtë bazën ligjore që përdorej, duke argumentuar se Meta i ka përdorur për të justifikuar mbledhjen e të dhënave personale të përdoruesve gjatë reklamave.
Aktualisht, personat që hapin llogari në Facebook dhe Instagram e kanë të aktivizuar këtë leje, duke bërë që Meta të marrë të dhënat e tyre dhe të gjenerojë miliarda dollarë duke i përdorur në reklama.
Ende nuk tregohen më shumë detaje, por ata njoftuan se përditësimet do të bëhen të ditura gjithmonë për përdoruesit.
Meta dhe kompanitë e tjera të mëdha të teknologjisë janë përballur me gjoba të larta për shkak të praktikave të biznesit në BE gjatë viteve të fundit, lidhur me rregullat strikte për privatësinë e të dhënave.