Një shqiptar zyrtarisht portier i Ajax, e konfirmon gjiganti holandez

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Diant Ramaj, Portieri me prejardhje nga Kosova, është zyrtarisht transferimi më i ri i Ajaxit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë gjiganti holandez, i cili njoftoi se ka arritur marrëveshje me Eintracht Frankfurt për transferimin e Ramajt.

21-vjeçari gjerman me rrënjë nga Kosova ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare, e cila do ta mbajë atë te Ajaxi deri më 30 qershor të vitit 2028.

Karriera ndërkombëtare

Që prej vitit 2018, Rama është pjesë e kombëtares gjermane të futbollit, ekipi i të rinjve, përkatësisht U18, U19 dhe U20, me të cilat ka zhvilluar 10 ndeshje.

Kush është Ramaj?

Diant Ramaj ka lindur në Stuttgart, Gjermani, me prindër kosovarë nga Gjakova. Edhe vëllai i tij më i madh, Dijon Ramaj, është gjithashtu një futbollist profesionist.

Share This Article