• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, August 21, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Basha: Rënia e Murit të Berlinit, triumfi i lirisë

Basha: Rënia e Murit të Berlinit, triumfi i lirisë

by albnews
9 November, 2019
in Albania
0
1
VIEWS

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kujton 30 vjetorin e rënies së murit të Berlinit duke e konsideruar si triumf të lirisë.

“30 vjet më parë, shqiptarët kthyen sytë me shpresë nga Gjermania, atje ku në pjesën e saj lindore po ndodhte realizimi i një ëndrre, shembja e murit që ndante Berlinin, rënia e diktaturës. Komunizmi po shpallte edhe formalisht falimentimin dhe po i dorëzohej revoltës së gjermanëve, të cilët kërkonin liri, demokraci dhe bashkim. Ngjarjet e Gjermanisë nuk ishin vetëm histori për shqiptarët. Ata gjetën tek rënia e Murit të Berlinit aleatin e tyre më të madh, shpresën se ndryshimi po vinte, edhe më shpejt sesa shpresonin më optimistët. Brenda 12 muajve, kombi gjerman rrëzoi Murin e Berlinit, simbol të diktaturës e të ndarjes që gjatë 28 viteve të ekzistencës së vet përçudnuese, ishte shndërruar në varrin e mbi 200 disidentëve, të vrarë në përpjeke për të ikur nga ferri lindor e për të kaluar në anën e demokracisë”, tha ai.

Po ashtu, Basha vlerëson lëvizjen shqiptare kundër diktaturës dhe kontributin e Partisë Demokratike për shembjen e diktaturës komuniste në Shqipëri.

“Në të njëjtin hark kohor, inteligjencia në Shqipëri ngriti zërin e saj, qytetarët sulmuan klonet që rrethonin shtetin në të gjithë hapësirën e tij dhe shoqëria jonë pagoi një tribut të rëndë, me vrasjet në kufi të dhjetëra të rinjve, nga Shkodra në Sarandë. Nën shembullin e përpjekjes gjermane dhe me shembjen e Murit të Berlinit si metafora e shpresës, pas 5 dekadash diktature, shqiptarët i dhanë jetë Lëvizjes “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”, një revolucion paqësor që shembi regjimin më gjakatar të përtej Perdes së Hekurt. Bashkë me këtë Lëvizje lindi Partia Demokratike, e para në këtë pjesë të ish-botës komuniste që aplikoi për anëtarësimin e vendit në aleancën e kombeve të lira, në NATO. Ajo i mishëroi idealet mbi të cilat u ngjiz edhe lëvizja që shembi Murin e Berlinit, me nisma që e drejtuan Shqipërinë drejt hapësirës euroatlantike dhe mbështetën ngritjen e ekonomisë së lirë të tregut”, thekson ai.

Po ashtu Basha shton se “në 30-vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit, fatkeqësisht shqiptarët po kuptojnë e po provojnë përditë se muret nuk janë vetëm fizike”.

“Muret e reja të izolimit janë edhe më të vështirat për t’u shembur. Shqiptarëve dhe Shqipërisë rrezikojnë tu ngrihen mure prej keqqeverisjes, e cila ka rrënuar themelin e demokracisë, zgjedhjet e lira, ka zëvendësuar Sundimin e Ligjit me sundimin e njëshit, ka shënuar rekorde të turpshme me vjedhjen, korruosionin dhe krizën ekonomike dhe që për eksport të vetëm me botën perëndimore, ka krimin dhe emigracionin”, tha ai.

Gjithashtu, Basha shton se “Kjo klikë që u ka mohuar shqiptarëve edhe të drejtën e votës po e largon vendin nga gjiri i familjes perëndimore dhe drejt hapësirave të tjera, ku vota nuk njihet e ku klikat kthehen në autokraci të korruptuara. Në 30-vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit, regjimi kleptokrat shkumëzon kundër Perëndimit dhe sheh ëndrra me aleanca autokratike orientale”.

“Edhe sot, rinia dhe inteligjencia shqiptare janë bashkë me lidershipin europian, i cili në 30 vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit, e ka 9 nëntorin një ditë refleksioni, një ditë përbashkimi kundër autokracisë, kleptokracisë, populizmit e racizmit. Këto ideale i ndan edhe shoqëria shqiptare, prandaj 9 nëntori i shqiptarëve është dita e rinovimit të zotimit kombëtar “E Duam Shqipërinë si e gjithë Europa”. Është dita e evokimit të ëndrrës, shpresës dhe qëllimit për një Shqipëri ku çdo shqiptar të zgjedhë të jetojë me liri, mundësi, dinjitet dhe mirëqenie të garantuar”, shprehet ai./ATSH/

Previous Post

Fillon takimi në Ohër mes Zaevit, Ramës e Vuçiqit

Next Post

Presidenti Thaçi tregon pse e refuzoi pjesëmarrjen në Samitin e Ohrit

albnews

albnews

Related Posts

FOTO/ “Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake që do të bëhen pjesë e arsenalit
Albania

FOTO/ “Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake që do të bëhen pjesë e arsenalit

21 August, 2025
Berisha: Shima u rrëmbye! Nuk dimë nëse përfundoi në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Surrelit
Albania

Berisha: Shima u rrëmbye! Nuk dimë nëse përfundoi në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Surrelit

21 August, 2025
Imitimet e markave luksoze ndalohen në doganë – Kushte edhe për bagazhet e qytetarëve, hyn në fuqi ligji
Albania

Imitimet e markave luksoze ndalohen në doganë – Kushte edhe për bagazhet e qytetarëve, hyn në fuqi ligji

21 August, 2025
Next Post
Presidenti Thaçi tregon pse e refuzoi pjesëmarrjen në Samitin e Ohrit

Presidenti Thaçi tregon pse e refuzoi pjesëmarrjen në Samitin e Ohrit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

24 July, 2025
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
FOTO/ “Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake që do të bëhen pjesë e arsenalit

FOTO/ “Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake që do të bëhen pjesë e arsenalit

21 August, 2025
Berisha: Shima u rrëmbye! Nuk dimë nëse përfundoi në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Surrelit

Berisha: Shima u rrëmbye! Nuk dimë nëse përfundoi në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Surrelit

21 August, 2025
Sabotimi i gazsjellësve Nord Stream, arrestohet në Itali një ukrainas

Sabotimi i gazsjellësve Nord Stream, arrestohet në Itali një ukrainas

21 August, 2025
E kryer, Kristjan Asllani te Torino

E kryer, Kristjan Asllani te Torino

21 August, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5767 shares
    Share 2307 Tweet 1442
  • Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

    2946 shares
    Share 1178 Tweet 737
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2849 shares
    Share 1140 Tweet 712
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2076 shares
    Share 830 Tweet 519
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1916 shares
    Share 766 Tweet 479
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM