Kjo video e filmuar gjatë mbrëmjes së kaluar shfaq dronin e detit duke goditur anijen ruse në Detin e Zi.
Në video, droni i detit ukrainas duket se arrin në ‘heshtje’ deri tek anija ruse. Pamjet ndërpriten në momentin që varka godet anijen.
Videot që deri më tani janë publikuar në rrjetet sociale shfaqin anijen, Olenegorsky Gornyak, duke u tërhequr në portin Novorossiysk në Detin e Zi.
Ndërkohë, Rusia tha se kishte zmbrapsur një sulm ukrainas me dron detar në bazën e saj detare në portin jugor të qytetit.
Një burim i inteligjencës së Kievit deklaroi për reuters se sulmi ishte kryer nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës dhe Marina e Ukrainës.
Duke hedhur poshtë pretendimet e Rusisë se të gjithë dronët u shkatërruan nga anijet luftarake, ata thanë se forcat dëmtuan Olenegorsky Gornyak dhe ajo nuk mund të “kryejë më misionet e saja luftarake”.