Ervis Martinaj është një nga personazhet më të përfolura gjatë vitit të fundit në Shqipëri, edhe pse prej një viti rezulton i zhdukur.
Martinaj në 9 gusht të vitit 2022, humbi kontaktet me rrethin e tij shoqëror dhe familjen. Ishte xhaja i tij, Rakip Martinaj që denoncoi në policinë e Laçit, zhdukjen e të shumë kërkuarit.
Së fundmi Ora News ka publikuar një video ku Ervis Martinaj, zhytet në ujërat e Lagunës së Patokut.
E teksa noton disa metra, del me urgjence nga uji, duke bërtitur: “…o ka gaforre…”.
Fotot apo videot rreth Ervis Martinajt kanë qenë shumë të rralla, teksa qarkullojnë në rrjet vetëm disa prej tyre.