Të gjithë qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të vizitojnë Arabinë Saudite, tashmë nuk kanë arsye për t’u shqetësuar për vizë turistike. Kjo sepse tashmë të gjithë mund të aplikojnë për një vizë elektronike ose vizë me mbërritjen në një nga pikat hyrëse të Arabisë Saudite.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë.
“Lajm i mirë! Tani, të gjithë qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të vizitojnë Arabinë Saudite për arsye turistike, mund të aplikojnë për një vizë elektronike ose vizë me mbërritjen në një nga pikat hyrëse të Arabisë Saudite.
Tashmë, Shqipëria është përfshirë në listën e vendeve në Grupin A”, shkruan Ministria e Jashtme.
E-Visa do të jetë një vizë njëvjeçare, duke i lejuar turistët të kalojnë deri në 90 ditë në vend. Viza turistike do i lejojë turistët që të marrin pjesë në aktivitete të lidhura me turizmin, vizitat e familjes dhe të afërmve, koha e lirë (me përjashtim të Haxhit) dhe përjashton aktivitete të tjera si ndeshje futbolli.