Parandalohet sulmi me dronë në Moskë, kryebashkiaku: U qëlluan nga mbrojtja ajrore

albnews
By
1 Min Read

Parandalohet sulmi me dronë në Moskë. Dy dronë luftarak ukrainas të drejtuar për në Moskë janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore.

Lajmi është bërë me dije nga Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, i cili shtoi se, sulmi kishte për synim kryeqytetin.

Përpjekja e dy dronëve luftarakë për të fluturuar në qytet u regjistrua. Të dy u qëlluan nga mbrojtja ajrore. Shërbimet e urgjencës ishin në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Kryebashkiaku Sobyanin sqaroi se një prej dronëve u rrëzua në zonën Domodedovo në periferi jugore të qytetit, ndërsa i dyti u rrëzua në zonën e autostradës Minsk, në perëndim të kryeqytetit.

Share This Article