ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkodër, 1200 mijë qytetarë të vaksinuar në tri ditët e para të fushatës 24 minutes ago
Ushtrimet që duhet të bëni për të qenë në formë deri në 100 vjeç 26 minutes ago
Dy persona humbin jetën gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez 26 minutes ago
Oxford u ofron studentëve dhe stafit akses në platformën ChatGPT 28 minutes ago
Ambasada e SHBA në Tiranë njoftim të rëndësishëm për aplikantët për vizë 28 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Protestë para ambasadës, emigrantët kërkojnë njohjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë

albnews by albnews
10 August, 2023
in Albania
0
Protestë para ambasadës, emigrantët kërkojnë njohjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Itali u mblodhën në një protestë para ambasadës së shtetit fqinj në Tiranë. Megjithëse ka kaluar më shumë se  një vit nga firmosja e marrëveshjes mes qeverisë Italiane dhe asaj të Shqipërisë, vitet e punës të emigrantëve shqiptarë në të dyja vendet ende nuk njihen. Kjo pasi marrëveshja ende nuk ka kaluar për miratim në Parlamentin italian.

Lumturi Lika dhe Tonin Prendushi jetojnë dhe punojnë prej më shumë se 30 vitesh në Itali. Sipas ligjeve në vendin fqinj, të dy ata do duhej të ishin në pension. Mirëpo kjo nuk po ndodh.

RelatedPosts

Ambasada e SHBA në Tiranë njoftim të rëndësishëm për aplikantët për vizë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares që po gjykonte procesin ndaj tij, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari

BIRN: Shit-blerjet në kampet kundërshtare si fenomen politik i tranzicionit

Me gjithë dakordësinë e arritur vitin e shkuar mes Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Italisë, marrëveshja që njeh dhe bashkon vitet e dy punës në të dy shtetet ende nuk po merr “dritën jeshile” nga Parlamenti i vendit fqinj.

“Tani unë i kam kaluar 64 vite dhe do duhej të isha në pension, por nuk jam pasi nuk janë bashkuar vitet e punës në Shqipëri me ato në Itali. Tani shteti duhet të bëjë diçka sepse sot unë nuk mund as të punoj.”

Lumturi Lika, emigrante shqiptare në Itali

“Unë kam 30 vite punë me kontribute tamam, por kam edhe 14 vite të tjera në Shqipëri të cilat nuk njihen. Në bazë të ligjit italian unë do duhej të isha në pension sot, por nuk jam.”

Tonin Prendushi, emigrant shqiptar në Itali

Protestës sensibilizuese në ambasadën italiane në Tiranë i është bashkuar edhe Gëzim Mema, ikur në vitet 90’, i cili ka ardhur për të kaluar pushimet verore në vendlindje.

“Kam 32 vite punë në Itali dhe 8 vite në Shqipëri. Në total kam 40 vite dhe për momentin nuk më njohët as një vit pasi duhet të mbush moshën 67 vjeç në Itali pasi marrëveshja nuk po firmoset.”

Gëzim Mema (nga Durrësi), emigrant shqiptar në Itali

Emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali iu bashkua edhe ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci. Teksa shpjegoi se ku qëndron ngërçi, Bucci premtoi zgjidhje të shpejtë të problemit.

“Më duhet t’iu siguroj që nga pala italiane po bëhet maksimumi për ta zgjidhur këtë problem. Kemi folur për të arritur një dakordësi me palën shqiptare. Ne jemi tani në momentet e fundit të dakordësimit, mungojnë pak gjëra. Në javët e ardhshme apo maksimumi në muajit e ardhshëm do të realizohet firmosja e marrëveshjes italo-shqiptar. Ka qenë pak e vështirë sepse ka pasur disa teknikalitete për procedurë. Keni fjalën time, që nga pala italiane po bëhet maksimumi. Bëni pak durim.”

Fabrizio Bucci, ambasadori italian në Shqipëri

Janë rreth 200 mijë emigrantë shqiptarë që presin njohjen e pensioneve në Itali, ndërsa qeveria e vendit fqinj ka parashikuar një fond prej 136 milionë eurosh për ta deri në vitin 2032.

Buxheti i dedikuar nis me 7.6 milionë euro për vitin e parë të aplikimit dhe mbyllet me 20.3 milionë në fund të këtij planifikimi buxhetor.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkodër, 1200 mijë qytetarë të vaksinuar në tri ditët e para të fushatës

Shkodër, 1200 mijë qytetarë të vaksinuar në tri ditët e para të fushatës

27 September, 2025
Ushtrimet që duhet të bëni për të qenë në formë deri në 100 vjeç

Ushtrimet që duhet të bëni për të qenë në formë deri në 100 vjeç

27 September, 2025
Dy persona humbin jetën gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez

Dy persona humbin jetën gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez

27 September, 2025
Oxford u ofron studentëve dhe stafit akses në platformën ChatGPT

Oxford u ofron studentëve dhe stafit akses në platformën ChatGPT

27 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result