ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane 31 minutes ago
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz 33 minutes ago
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi 3 hours ago
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet 4 hours ago
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica? 11 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

27 akuza, SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim Nuredin Dumanin dhe 19 të tjerë

albnews by albnews
11 August, 2023
in Shqiperia
0
27 akuza, SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim Nuredin Dumanin dhe 19 të tjerë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

SPAK në bashkëpunim me BKH-në dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë mbyllur hetimet dhe kanë dërguar për gjykim pranë GJKKO, të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumanin dhe 19 persona të tjerë, të cilët akuzohen për 27 vepra penale.

Nga vjedhjet, te dhuna në familje, shkatërrimet me tritol, te sigurimi i kushteve për vrasje dhe vrasje, janë disa prej veprave penale të cilat rendit SPAK, ndaj 20 të pandehurve, të cilët janë konkretisht: Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Skerdi Tasi, Enver Diva, Besian Xhixha, Erion Alibej, Florenc Çekrezi, Elvis Koçi (Çaushllari), Ilirian Feci, Asllan Plaku, Ardian Uzuni, Altin Ndoci, Gentian Sharra, Agron Qoli, Petrit Qoli, Fatos Gosa, Agron Qafa, Agim Gjini, Xhulian Hoxha dhe Albert Pashaj.

RelatedPosts

U shfaq duke drekuar me Olsin Ramën, reagon deputeti Arian Ndoja

Këmbimi valutor, 24 shtator 2025

Këshilli Bashkiak vendos sot për Veliajn. Komisioni i Ligjeve i hap rrugën shkarkimit të tij, demokratët kërkojnë të jetë prezent

Sipas njoftimit të SPAK, bëhet me dije se faktet penale janë si më poshtë:

  1. Sigurimi i mjeteve dhe i kushteve për të vrarë Kastriot (Elton) Kilen më datë 29.03.2022, në Elbasan;
  2. Vrasja me paramendim e Filip Gjeloshaj më datë 05.02.2011 rreth orës 22’’, në rrugën ’’Siri Kodra” Tiranë, e mbetur në tentativë;
  3. Vjedhje me dhunë e pasurisë së Lirak Bajraktari më datë 22.02.2011 rreth orës 08’’ në qytet Elbasan;
  4. Vjedhja me dhunë e pasurisë së Skënder Rroshi më datë 28.04.2011 në lagjen nr.4, Kavajë;
  5. Vrasja me paramendim e Elvis Dedaj më datë 05.06.2012 rreth orës 17:58’’ në lagje nr.13, Durrës, tek hyrja e Restorant “Xhenova”;
  6. Vjedhja me armë e pasurisë së Xhemali Liçi më datë 19.12.2012 në lagjen “Kala” të qytetit të Elbasanit;
  7. Vjedhja me dhunë e banesës së Hamit Haxhiut më datë 11 Shkurt 2013 rreth orës 04:45’’ në lagjen Popullore (Shijak);
  8. Vjedhja me dhunë e pasurisë së Astrit Ademit më datë 31.05.2013 rreth orës 15:10’’ në fshatin Marikaj (Vorë);
  9. Vrasja me paramendim e Fatmira (Habili) Dedaj më datë 14.09.2013 rreth orës 13:30’’ në lagjen nr. 4, në Durrës, në garazhdin e një pallati;
  10. Vrasja me paramendim e Arben Islam Çeta, më 14.11.2013, rreth orës 22, në shesh parkimin e bar restorant ‘’Balla’’, në Labinot- Fushë (Elbasan), e mbetur në tentativë;
  11. Vjedhja me dhunë e banesës së Hamdi Sharka më datë 20.04.2017 në fshatin Polizhan (Berat);
  12. Vrasja me paramendim e Aredin Beharit më 05.11.2017, rreth orës 19’’, në lagjen “1 Maji”, tek kryqëzimi i ish Parkut (Fier), e mbetur në tentativë;
  13. Vrasja me paramendim e Aredin Beharit më datë 03.04.2019, përballë magazinës “Autopassion”, në kryqëzim të parkut, rrugës në drejtim të QTU (Fier), e mbetur në tentativë;
  14. Vrasja në rrethana cilësuese ndaj Agim Boriçit e Ilir Boriçit më datë 11.04.2018, rreth orës 11:30, në lagjen “8 Shkurti” të qytetit të Fierit, e mbetur në tentativë;
  15. Vrasja në rrethana cilësuese e Andi Zylyfit dhe plagosja e Ardit Uruçit më datë 13.12.2019, rreth orës 18:36, në rrugën nacionale Peqin-Elbasan;
  16. Shkatërrim me eksploziv i pronës së Mustafa Subashi më datë 29.01.2020, rreth orës 20:45, kati i parë i një ndërtese të banuar në afërsi të disko “Colombo”, (sektori Teuta), Durrës;
  17. Dhuna në familje, ndaj bashkëshortes Blerta Bengasi, ndodhur më datë 30.01.2020, rreth orës 11:30’, në rrugën Mihal Grameno, Tiranë;
  18. Vrasja në rrethana cilësuese e shtetasve Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia, më datë 02.03.2020, ora 19:00, në lagjen 14, Durrës;
  19. Vrasja në rrethana cilësuese e vëllezërve Besmir Haxhia e Viktor Haxhia më datë 27.04.2020, rreth orës 16.35, në vendin tregu i mjeteve në Shën Vlash, Durrës;
  20. Vrasja me paramendim e Emiljano Ramazanit më datë 20 Korrik 2020, në lagje 28 Nëntori, Elbasan;
  21. Vrasja me paramendim e Regis Runaj më datë 29 Korrik 2020, rreth orës 22:00, në lagjen “Emin Matraxhiu”, në vendin e njohur ‘’Belebej’’, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan;
  22. Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Sokol Sanxhaktari, para datës 30 Korrik 2020, në Elbasan;
  23. Vrasja me paramendim e Bujar Çelës, më datë 17.09.2020, rreth orës 05:40, në afërsi të rrethrrotullimit të Bradasheshit (Elbasan);
  24. Shkatërrim me eksploziv i pronës së Talo Çelës më datë 05.11.2020, rreth orës 04:20, në fshatin “Katund i Ri”, Njësia Administrative Bradashesh, Elbasan;
  25. Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasjen e Indrit Dokles në muajt Prill\Maj të vitit 2022, në Tiranë;
  26. Vrasje me paramendim e shtetasit Lulzim Masha, më datë 18.01.2022, rreth orës 09:40, në rrugën “Hiqmet Buzi”, pranë Liqenit Artificial (Tiranë), e mbetur në tentativë;
  27. Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike\ oficerit të policisë gjyqësore Leonard Palushi;
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

24 September, 2025
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

24 September, 2025
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

24 September, 2025
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result