Presidenti dekreton zgjedhjet për Bashkinë e Kukësit më 24 shtator

albnews
By
0 Min Read

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar të premten datën 24 shtator 2023 si datën e zgjedhjeve për Kryetar në Bashkinë e Kukësit.

Ky vend ngeli bosh pas dorëheqjes së ish kryetarit Safet Gjici i cili u detyrua të largohej pas përfshirjes në një skandal seksi dhe korrupsioni.

Në zgjedhjet lokale të 14 majit të këtij viti Gjici kishte fituar mandatin e tij të dytë.

Share This Article