Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka publikuar rezultate e atij që ai e ka cilësuar si megaoperacioni i Policisë së Shteti kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Në një reagim në rrjetet sociale, zoti Balla bën të ditur se në 72 orët e fundit janë asgjësuar rreth 20 897 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa, ndërsa u angazhuar rreth 6 000 forca policore, dhjetra dronë… etj.
Numri më i madh i bimëve u asgjesua në Shkodër, 15 744 bimë cannabis sativa, në Krujë u asgjësuan 1909 bimë narkotike, në Lezhë u asgjësuan 1854 bimë dhe në Tropojë u asgjësuan 1390 bimë narkotike.
Gjatë këtyre operacioneve disa persona janë ndaluar nga policia dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim.
“Me qëllim asgjësimin e çdo bimë cannabis sativa të kultivuar, Policia e Shtetit do të intensifikojë edhe më shumë kontrollet në të gjithë vendin, duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët dhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese, për të marrë informacion në lidhje me tentativat për kultivim të bimëve narkotike” ka deklaruar ministri Balla.
Megaoperacioni policor antikanabis do të vijojë pandërprerë në të gjithë territorin. I inkurajoj dhe i falenderoj qytetarët që bashkëpunojnë me Policinë, për përmbushjen e objektivit të megaoperacionit si dhe për denoncimin e çdo paligjshmërie tjetër”, përfundon reagimin e tij Ministri i Brendshëm Taulant Balla.