Pep Guardiola dhe Erling Haaland u kapën nga kamerat duke bërë një bisedë jo edhe aq të qetë në pjesën e parë të ndeshjes mes Manchester Cityt dhe Burnleyt.
Trajneri spanjoll u dëgjua duke bërtitur “çfarë po bën?” ndaj norvegjezit përpara se të largonte kamerën.
Duke pasur parasysh që Haaland realizoi një dygolësh në pjesën e parë, çfarë mund ta justifikonte reagimin?
Me sa duket, Guardiola ishte i tërbuar me Haaland sepse vetëm pak sekonda më parë, norvegjezi kishte shprehur zhgënjimin e tij te Bernardo Silva që nuk ia pasoi topin.
Natyrisht se spanjolli kërkon më të mirën nga lojtarët e tij, duke mos lëshuar asnjë rast shënimi.
Në fund të ndeshjes, City triumfoi 3-0 ndaj Burnleyt, duke filluar mbrojtjen e titullit me sukses.