Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe Tony Blair ka mbërritur në Shqipëri pasditen e djeshme, duke zbarkuar me një helikopter ushtarak në qytetin e Himarës.
Blair shfaqet në video teksa del nga helikopteri, i cili ulet në stadiumin e qytetit bregdetar, ndërsa ende nuk dihet arsyeja e vizitës së tij.
Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që Blair të ketë mbërritur në Shqipëri për pushime, ndërsa i mundshëm është edhe një takim me kryeministrin Rama përgjatë ditëve në vijim.
Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri britanik viziton Shqipërinë, pasi ai ka zgjedhur të kalojë pushimet në vend në vitin 2016 dhe në vitin 2021.