ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dronë mbi Danimarkë dhe Norvegji! Mbyllen aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos, policia nis hetimet 4 hours ago
Stuhia më e fortë e vitit i afrohet Kinës dhe Hong Kongut, mbi 400,000 të evakuuar, mbyllen shkolla e fabrika 4 hours ago
Gallup: 36% e shqiptarëve të pakënaqur nga puna, po kërkojnë një të re 4 hours ago
Pas Francës dhe Britanisë, edhe Belgjika njeh shtetin palestinez 4 hours ago
Kosova e treta në botë për siguri, Policia e Kosovës: Dëshmi e qartë e përkushtimit për rend dhe siguri publike 4 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Zgjedhjet e pjesshme në Kukës/ PD thirrje opozitës: Të bashkohemi me një kandidat të përbashkët

albnews by albnews
16 August, 2023
in Shqiperia
0
Zgjedhjet e pjesshme në Kukës/ PD thirrje opozitës: Të bashkohemi me një kandidat të përbashkët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Dega e PD-së zyrtare të Kukësit u bën thirrje demokrateve dhe opozitës të bashkohen për zgjedhjet që do të mbahen në këtë bashki në fund të shtatorit. Ndërsa PS ka caktuar kandidatin, Rithemelimi dhe PD nuk kanë ende një figurë përfaqësuese. 

Në deklaratë, shpërndarë nga zyrat qendrore të Partisë Demokratike zyrtare në Tiranë theksohet përkushtimi nga ana e PD-së për të mundësuar në zgjedhje përfaqësimin dinjitoz të së djathtës shqiptare, për një kandidat të denjë për Kukësin. 

RelatedPosts

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

Shpërndante përmbajtje pornografike të të miturve, arrestohet 24-vjeçari 

“Partia Demokratike Dega Kukës siguron të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj për angazhimin e plotë dhe të vazhdueshëm në funksion të interesit më të mirë të të gjithë qytetarëve të Bashkisë Kukës. Pas një kohe të gjatë përballje me antivlerat dhe imoralitetin nëpërmjet zaptimit të institucioneve shtetërore, Kukësit dhe familjeve kuksiane duhet ti kthehet shpresa dhe dinjiteti.

Në kuadër të zgjedhjeve të datës 24 Shtator 2023 për kryetar bashkie, Partia Demokratike apelon për gjetjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse për të gjithë demokratët, bashkimin e tyre në një përfaqësim dinjitoz, për të garuar me një kandidaturë të gjithëpranuar.

Koha për të sjellë ndryshimin në Kukës ka ardhur. Ne ftojmë të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe votuesit tanë të bashkojmë energjitë dhe vullnetet tona për ta bërë realitet këtë ndryshim të shumëpritur. Partia Demokratike është e përkushtuar pa asnjë rezervë dhe paragjykim për të mundësuar përfaqësimin dinjitoz të së djathtës shqiptare në garën për Bashkinë e Kukësit me një kandidat fitues dhe e hapur për bashkëpunim me të gjithë ata që duan një kandidat të denjë për Kukësin dhe një Parti Demokratike fituese, si e vetmja shpresë për kthimin e pushtetit në duart e qytetarëve”, thuhet në deklaratë.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar datën 24 shtator 2023 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për kryetar Bashkie në bashkinë e Kukësit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dronë mbi Danimarkë dhe Norvegji! Mbyllen aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos, policia nis hetimet

Dronë mbi Danimarkë dhe Norvegji! Mbyllen aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos, policia nis hetimet

23 September, 2025
Stuhia më e fortë e vitit i afrohet Kinës dhe Hong Kongut, mbi 400,000 të evakuuar, mbyllen shkolla e fabrika

Stuhia më e fortë e vitit i afrohet Kinës dhe Hong Kongut, mbi 400,000 të evakuuar, mbyllen shkolla e fabrika

23 September, 2025
Gallup: 36% e shqiptarëve të pakënaqur nga puna, po kërkojnë një të re

Gallup: 36% e shqiptarëve të pakënaqur nga puna, po kërkojnë një të re

23 September, 2025
Pas Francës dhe Britanisë, edhe Belgjika njeh shtetin palestinez

Pas Francës dhe Britanisë, edhe Belgjika njeh shtetin palestinez

23 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result