Ademi: Do të jem në krye të Shkodrës deri në zgjedhjet e reja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edhe pse i ka mbaruar mandati, kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka deklaruar se do të vijojë të qëndrojë në krye të këtij institucioni deri në momentin që do të bëhen zgjedhjet e reja.

“Ushtron funksionin kryetarja e bashkisë së Shkodrës për shkak të funksionit për vetëqeverisjen vendore deri në momentin që ne të kemi zgjedhje dhe duhet të kemi sa më parë për tu dhënë mundësi qytetarëve që të zgjedhin”, tha Ademi.

Ademi thotë se Këshilli bashkiak nuk përfaqëson të gjithë qytetarët e Shkodrës.

“Procesi i 30 qershorit është një proces që tashmë është shpërfaqur ilegjitim. Përfaqësimi i vetëm 6% të zgjedhësve nëse mund të quhet i tillë nuk është i mjaftueshëm për përfaqësimin  në një organ vendimmarrës lokal sikurse është Këshilli bashkiak për të gjithë qytetarët e Shkodrës”, tha ajo.

Shkodra është e vetmja bashki që përfaqësohet nga e djathta pasi ish-kryebashkiaku Valdrin Pjetri i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit nuk mund të marrë detyrën për shkak të problemeve me dekriminalizimin./Ora News/

Share This Article