Ditë zie në startin e sezonit të ri të Serisë A, teksa është ndarë nga jeta legjenda e trajningut, Karlo Macone, i cili largohet nga kjo botë në moshën 86-vjeçare.
Macone ishte një figurë shumë e respektuar dhe e vlerësuar në futbollin italian. Ai bëri të mundur transferimin e ish-lojtarit të kombëtares, Igli Tare në Itali tek skuadra e Breshias në vitin 2001, duke i dhuruar debutimin në ndeshjen kundër Milanit.
Macone arriti të linte shumë gjurmë në elitën e futbollit italiane, teksa ishte njeriu që promovoi Françesko Totin te Roma duke e bërë pjesë të skuadrës së parë vetëm në moshën 17-vjeçare, që më pas përfundoi duke u shndërruar në një legjendë të verdhekuqve.
Gjithashtu trajneri legjendar luajti një rol të rëndësishëm në rikthimin e Roberto Baxhos te Breshia, si dhe transferimin e Pep Guardiolës, duke i shndërruar “Dallëndyshet” në një ekip konkurues në elitën e futbollit italian.