Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, hodhi poshtë kërkesën e Spitalit ‘Nënë Tereza’ për vënien në përdorim të aparaturës ultra-moderne të sterilizimit, të vendosur në katin e parë të spitalit të ri.
Komentet Berisha i bëri përmes një reagimi në Facebook, ku tha se kjo u bë pasi Beqaj këtë aparaturë me vlerë 1,7 milionë euro dhe katin e parë të spitalit, të destinuar për funksionimin e saj, ia dhuroi sipërmarrjes private që kishte me biznesmenin Rrapaj.
Ai shtoi se pasuria publike u shndërrua në pasuri private të ish-ministrit dhe biznesmenit Rrapaj, gjë që sipas tij është krim i rëndë.
Reagimi i Berishës:
Beqja hodhi posht kërkesën e spitalit “Nënë Tereza” për vënien në përdorim të apararurës ultra moderne të sterilizimit, të vëndosur në katin e parë të spitalit të ri. Ai refuzoi sepse këtë aparaturë të blerë me 1.7 milionë euro dhe katin e parë të spitalit të ri, të desitinuar për funksionimin e saj, ja dhuroi falas sipërmarrjes private Beqja-Rrapaj! Pasuria publike u shndërua në pasuri private të tij dhe Rrapajt! Krim. sb