Komiteti ekzekutiv i FFF përzgjodhi të hënën ish-sulmuesit të ‘Bluve’ Thierry Henry, si trajner të Francës në Lojërat Olimpike “Paris 2024”
Siç u njoftua ditët e fundit, Thierry Henry është trajneri i ri i U-21 dhe do të drejtojë ekipin e Francës gjatë Lojërave Olimpike të Parisit (24 korrik-11 gusht 2024).
Në moshën 46-vjeçare, ish-sulmuesi i ‘Bluve’ (123 ndeshje, 51 gola) u zgjodh nga Komiteti Ekzekutiv i FFF të hënën.
Në orën 16:00, presidenti Philippe Diallo, mblodhi në selinë e Federatës në Paris, Komitetin Ekzekutiv. 12 nga 14 anëtarët ishin të pranishëm në mbledhje, shumica me videokonferencë.
Zgjedhja e ish-trajnerit të Monacos (tetor 2018-janar 2019) dhe Montrealit (nëntor 2019-shkurt 2021) u vërtetua njëzëri ndaj pretendentit Sabri Lamouchi.
Edhe ky i fundit la përshtypje të fortë gjatë intervistave. Thierry Henry do të duhet të japë listën e pare të lojtarëve të ekipit U-21 pas 10 ditësh, për mbledhjen e ndeshjeve të shtatorit me gjeneratën 2002.